3 Maj, 2024

“Njerëzit e duan shumë”/ Spartak Ngjela zbulon fituesin e “Big Brother VIP3”: Më kanë thënë ekspertët, është më e mira nga të gjithë


Avokati Spartak Ngjela gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në emisionin “Breaking” ka analizuar lojën e banorëve të “BBV”

Teksa u pyet nga gazetarja se cilin konkurrent shikon fitues të këtij reality shoë, ai tregoi se Heidi Baçin e shikon si fituese të çmimit të madh, kjo për shkak të eksperiencës së saj në “Big Brother” në Itali.

Sipas Ngjelës konkurrentja ka mësuar shumë nga dështimi në “Grande Fratello” dhe tashmë po luan më mirë se të gjithë banorët e tjerë.

Nga ana tjetër, avokati tha se Heidi po pret një gabim nga ana e partnerit të saj Romeo Veshaj, në mënyrë që ajo marrë pikë tjera nga publiku.

 

Pjesë nga intervista:

Moderatorja: Kë sheh fitues në Big Brother?

Spartak Ngjela: Tre ditë e kam ndjekur dhe ajo Heidi më duket më në ngjitje. Se si e paraqet atë lloj intelekti nuk e di, por është shumë intuitave. Mesa kam parë unë, i njeh të tërë ata dhe në ato tre ditë që e kam parë, mësova që ajo ka qenë tek Grande Fratello, ka eksperiencë. Eksperienca nuk vjen nga fitorja, vjen nga humbja, por jo se nuk ka bërë kriticizëm. Ajo ka ikur se e dinte që s’do fitonte dhe ka thënë po të iki kam dhe një tjetër rast për ta ribërë këtë dhe erdhi ta bëjë në Shqipëri. Ajo është më mirë nga të gjithë në pikë, më kanë thënë ekspertët që i ndjekin. Pyeta njërin që i njihte dhe më tha që ajo është më mirë në pikë, në opinionin publik.

Moderatorja: E favorizon apo e penalizon lidhja që ka krijuar brenda Big Brotherit?

Spartak Ngjela: Nuk e dimë se si e ka, këto lidhje dëmtojnë të lidhurin jo më lidhësen. Lidhësja lë të lidhurin. Ku është loja juridike e avokatisë këtu? Ajo e ka krijuar këtë lidhje dhe ajo po pret gabimin e burrit. Ti e di që burri yt bën gabime, nuk diskutohet fare, gruaja i di të tëra, por lëshon, nga dashura, nga fëmijët etj. Këtu nuk janë këto. Ajo pret gabimin që pastaj të marrë pikë të tjera.

Moderatorja: Mesa kuptova ju shihni Heidin fituese?

Spartak Ngjela: Deri tani atë kam parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al