27 Korrik, 2022

Një xhiro brenda shtëpisë së re superluksoze të Chiara Ferragni dhe Fedez në Milano


“Shtëpia e re e Ferragnez do të jetë gati në pranverën e vitit 2023. PS. Pishina është pjesë e ndërtesës, nuk është në penthouse-in tonë”, shkroi Chiara Ferragni me një sërë emoji, ndërsa tregoi në rrjetet sociale vizitën në kantierin e penthouse-it krejt të ri që po ndërton me Fedez.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Aktualisht në ndërtim e sipër, apartamenti ndodhet në lagjen City Life të Milanos ku Ferragnez-ët kanë jetuar prej disa vitesh, në një godinë superluksoze të sapondërtuar. Pas lindjes së Vittoria-s, çifti filloi të kërkonte një shtëpi më të gjerë dhe më në fund vendosi të investonte në një apartament me pamje nga horizonti milanez.

 

Ditën e djeshme Chiara dhe Fedez kanë qenë duke inspektuar punimet. Të veshur me helmeta mbrojtëse, jelekë dhe këpucë sigurie, të dy kontrolluan punën në vazhdim, të kënaqur me idenë e shtëpisë së re për katër persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al