19 Maj, 2021

Një tjetër shpend i rrallë bën fole për herë të parë në Shqipëri. Zona ku është konstatuar


Një tjetër shpend i rrallë duket se është rikthyer në vendin tonë për të folezuar.

187783370_1681926878861670_5958031494990714765_n

Qyqja me çafkë (Clamator glandarius) është lloj që shihet tepër rrallë në Shqipëri gjatë periudhës së kalimit dhe akoma më rrallë gjatë asaj të folezimit.

Sipas Atlasit Evropian të Shpendëve Folezues (EBBA2) popullata folezuese e këtij lloji në Shqipëri është raportuar në nivelet e 1-9 çiftesh dhe vetëm në zonën ligatinore Shkumbin-Seman dhe atë të Drinos. Kjo gjetje e jona e fut edhe Vjosë-Nartën në territoret e folezimit të këtij lloji.

“Kërkuesit tanë, për herë të parë e hasën çiftin e qyqes me çafkë në fillim të muajit prill dhe më tej territori është vizituar disa herë deri në fillim të muajit maj duke e hasur çiftin në çdo vizitë kërkimore.  Në një rast qyqja me çafkë u vërejt fare pranë folesë së një laraske, që me shumë gjasë është një prej foleve ku ka lëshuar së paku 1 vezë, pasi sikurse dihet, të dy llojet e qyqeve që hasen në vendin tonë janë parazitare të foleve të shpendëve të tjerë (kryesisht të llojeve të familjes së korbave).

Kjo gjetje dëshmon edhe njëherë diversitetin e lartë të shpendëve në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë, dhe veçanërisht në habitatet tokësorë gjysmënatyralë që shtrihen kryesisht në pjesën veri-perëndimore”, thekson Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

187119547_1681931908861167_2380013511503647267_n 187483253_1681932055527819_5309238303030351674_n 187518755_1681927478861610_7711020824155253829_n 187824974_1681932078861150_2034990924094356631_n 187923745_1681932018861156_4760235726614294136_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al