16 Gusht, 2021

Një tjetër çift nga “Për’puthen +40” i jep fund lidhjes! Ish-konkurrentja: S’do rrimë mbyllur me frikën e…


Gilberta Simoni dhe Ilir Lara nuk janë më bashkë, pasi çifti i ka dhënë fund romancës vetëm pak kohë pas daljes nga “Për’puthen +40”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gilberta, me anë të një postimi në Instastory.

gilberta simoni ilir lara (2)

Ish-konkurrentja publikoi një foto nga udhëtimi në Kosovë dhe ndjekësit e kanë pyetur në “inbox” nëse është bashkë me Ilirin apo jo. Simoni vendosi që t’i përgjigjej publikisht pyetjes së ndjekëses, duke zbuluar se është ndarë nga Lara.

gilberta simoni ilir lara (4)

Jo nuk jam me Ilirin. Jam e lirë e po shijoj verën. E vërteta, e hapur e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë që po jetojnë në atë fazë dhe ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi. Kjo është jeta. E vijojmë para. Kush do na shoqëron”- shkroi ajo.

Fotoja e fundit e ish-çiftit në rrjete sociale është publikuar më 20 korrik, por nuk dihet se kur lidhja e tyre ka marrë fund.

gilberta simoni ilir lara (6) gilberta simoni ilir lara (1) gilberta simoni ilir lara (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al