2 Nëntor, 2020

Një muaj pas lindjes, Kledi Bahiti publikon foton e ëmbël me të voglin e tij


Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, Pejana Elezi, u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor.

kledi bahiti (5)

Ata mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Gred.

kledi bahiti (2)

Ditën e djeshme, një muaj pas lindjes, babi Kledi ndau me të gjithë ndjekësit në Instagram një foto të ëmbël me vogëlushin.

kledi bahiti (4)

Ai shfaqet i shtrirë në krevat me Gred, ndërkohë që e përqafon me duar.

kledi bahiti (3)

Vetëm pak ditë pas ardhjes në jetë, Kledi publikoi një foto me djalin, teksa e mbante në krahë, ndërkohë që mund të dallohej edhe portreti i tij.

kledi bahiti (7)

Lidhja e dashurisë mes kompozitorit dhe gazetares së sportit u zbulua për herë të parë në mars të këtij viti dhe vetëm pak më vonë, ata zbuluan se ishin në pritje të fëmijës së parë.

kledi bahiti (7e)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al