28 Shkurt, 2018

Një modele si Irina Shayk, gjithmonë në supërformë (FOTO)


Modelja ruse Irina Shayk nuk ka patur aspak problem që të rikthehet në formën më të mirë, një vit pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

32-vjeçarja mori pjesë në një fushatë të veshjeve intime, duke treguar linjat e saj perfekte, të admiruara në të gjithë botën. Po kaq e mrekullueshme Irina është dukur teksa shëtiste në New York këtë të hënë, e veshur me xhinse dhe pa make up, por pa humbur aspak nga sharmi dhe elegance e saj.

 

Ndërkohë supermodelja ruse nuk është parë në asnjë daljet e saj me Bradley Cooper, nga marrëdhënia me të cilin erdhi në jetë edhe Lea De Seine Shayk Cooper, 10 muaj më parë.

 

Cooper e Shayk filluan të frekuentoheshin në vitin 2015, kur aktori britanik u takua me supermodelen në shtëpinë e ish-të dashurit të saj Cristiano Ronaldo.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al