9 Qershor, 2021

“Një makth!”- Prezantuesja italiane flet për herë të parë pas operacionit që i shkaktoi paralizë në fytyrë si pasojë e gabimit të dentistit: Shpresoj të…


Prezantuesja e famshme italiane, Mara Venier, iu nënshtrua një operacioni në dhëmballë vetëm pak ditë më parë.

Mara Venier

Ajo ka ndarë më publikun traumën që ka kaluar dhe se si gabimi i dentistit i shkaktoi një paralizë të pjesshme faciale, raporton “Lastampa”.

Ajo rrëfeu se ka humbur ndjeshmërinë në një pjesë të fytyrës dhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të dytë te një mjek tjetër, por ende ka një rrugë të gjatë për t’u shëruar.

Mara Venier1

Miqtë e Instagram-it, dua të ndaj makthin që po jetoj… Të hënën e kaluar shkova te një dentist këtu në Romë për një implant të planifikuar prej muajsh…

Arrita në zyrë (tani për tani nuk po e them emrin dhe adresën) në 09:30. Dola në 17:30, pas tetë orësh! Nga ai moment humba plotësisht ndjeshmërinë e një pjese të fytyrës sime, gojës, fytit, buzëve dhe mjekrës!

mara venier

Po e shmang pjesën tjetër, sepse ky nuk është vendi (me dentistin do flasim diku tjetër).

Të enjten nxitova për te kirurgu MaxilloFacial, Valentini Valentino (të cilin e falënderoj shumë), i cili pasi kontrolloi gjendjen, të premten më operoi për të hequr implantin që shkaktoi dëmtimin.

U shtrova në spital … salla e operacionit, anestezi totale, një makth! Sot do të bëj një kontroll, por do të jetë një gjë shumë e gjatë (shpresoj të shmang një ndërhyrje tjetër)”,- shkroi ajo në një postim në Instagram, duke publikuar edhe një foto nga spitali.

Mara Venier11

Megjithatë, Mara u shfaq të dielën në transmetim në emisionin e saj “Domenica In”, ku ka treguar gjithçka që ka ndodhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al