3 Maj, 2019

Një dasmë ndryshe, çifti i famshëm ka si kod veshje… tutat (FOTO)


Këngëtari i hitit “Human”, Rag’n’bone Man, emri i vërtetë i të cilit është Rory Graham, ka kurorëzuar në martesë dashurinë 9-vjeçare me partneren e tij Beth Rouy.

Rory dhe Beth Rouy janë martuar në një mënyrë të pazakontë, pasi si kod veshjeje kanë pasur kostum sportiv.

Nusja e ka personalizuar kostumun e saj, pasi është i tëri i printuar me fytyrën e maces së tyre të racës sfinks, Patricia.

Gjithashtu kostumi i personalizuar ka të printuar edhe inicialet e çiftit “R” dhe “B”, si edhe datën 4 maj 2019, që duket se do të shënojë ceremoninë e madhe.

Mediat e huaja shkruajnë se martesa u bë në gjendjen civile të qytezës Lewes, në Britaninë e Madhe. Ndërkohë vitin e kaluar, Rory dhe Beth janë bërë për herë të parë prindër të një djali, të cilin e quajtën Reuben.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al