17 Prill, 2022

Nga shoqërimi me 5 truproja te xhirimet e Netflix, detajet nga dita e dytë e Meghan Markle dhe Princ Harry në “Lojërat Invictus”


Meghan Markle dhe Princi Harry janë parë duke mbërritur në ditën e dytë të Lojërave Invictus në Holandë përpara se të shikojnë konkurrentët në atletikë, volejboll dhe gjuajtje me hark.

Ata po mbrohen nga një ekip sigurie prej pesë personash gjatë Lojërave Invictus, që janë parë duke udhëtuar me Land Rover-in e tyre ndërsa Harry po shkonte vetë në arenën e atletikës në Zuiderpark në Hagë. Meghan u ul në sediljen e përparme ndërsa truprojat i shoqëruan pas me një tjetër Land Rover.

Ata dolën nga automjeti kur Harry u ndal jashtë hyrjes së atletëve dhe formuan një mburojë rreth çiftit. Të pestë kishin kufje, por nuk janë parë me ndonjë arme zjarri. Harry-t dhe Meghan-it i është dhënë statusi VVIP (persona shumë shumë të rëndësishëm) dhe mbrohen nga policia lokale dhe anëtarët e njësisë së mbrojtjes mbretërore holandeze.

Meghan u shfaq me një pamje më casual me xhinse, një pallto të bardhë dhe një palë këpucë ngjyrë kafe. Çifti bisedoi shkurtimisht me stafin e mbledhur në hyrje.

Harry u pa duke përqafuar Dave Henson, i cili humbi të dyja këmbët kur qëndroi në Helmand në 2011. Harry kishte veshur një xhaketë të zbukuruar me logon Invictus dhe pantallona gri.

Të gjithë truprojat qëndruan në një rreth mbrojtës rreth hyrjes. Me pak njerëz përreth, truprojat ishin të qetë dhe lejuan spektatorët që kalonin përpara për të bërë fotografi. Çifti do të ndjekë hapjen e garës së atletikës dhe më pas volejboll. Në sesionin e pasdites çifti do të marrë pjesë në një garë gjuetie me harqe në ambiente të mbyllura.

Harry dhe Meghan po ndiqen nga një ekip filmik i Netflix që po xhiron një serial dokumentar si pjesë e marrëveshjes prej 100 milionë funtesh të kompanisë së tyre Archewell me gjigantin e transmetimit. Një ekip prej 30 personash janë caktuar të ndjekin çiftin për të mbledhur materiale për atë që pritet të jetë një serial me tre pjesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al