25 Maj, 2022

Nga projektet në televizion, planet me Trixën deri tek kërkesa publike për Adis Patushin, Monika Lubonja nuk kursen asgjë (VIDEO)


 Monika Lubonja është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip” që komentohet ende shumë, për shkak të deklaratave që herë pas here bën për ish-banorët e tjerë.

Së fundmi ajo realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku i është përgjigjur disa pyetjeve pikante siç kishte premtuar. Ndër pyetjet e bëra ishin edhe planet e aktores për projekte në television.

“Tani televizioni është pjesë e imja. Shumë shpejt po mendoj të sjell diçka timen, diçka shumë origjinale, funny si Monika. Por do zoti më realizohet kjo dëshirë. Po në television kuptohet,”-ka deklaruar Monika.

Aktorja është komentuar shpesh edhe për hatërmbetjet me ish-banorët e Big Brother VIP. Madje është aluduar se edhe i kanë bërë bllok në Instagram.

“Më kanë bërë bllok?! Nuk është e vërtetë. Do më zhbllokojnë, ua siguroj. Nëse ky bllok është i vërtetë. Po pres t’më hiqni bllokun,”-është përgjigjur aktorja.

Sigurisht nuk kishin si të mungonin pyetje rreth personazheve të tjerë të Big Brother Vip, me të cilët Lubonja ruan një relacion të afërtë  jashtë shtëpisë. Një ndjekës e pyet nëse do të ketë ndonjë projekt me Beatrix Ramosaj-n, ndërkohë që aktorja shfqet shumë e gatshme.

“E vërtetë! Do të na shkonte një projekt të dyja me Trixën. Në momentin e parë që mund të vijë do të jem e gatshme me punuar me Trixën, sepse është dashuria ime.”

Nga ana tjetër sigurisht pjesë e pyetjeve ishin edhe ato rreth mikeshës së saj të ngushtë Filloreta Raçit. A ke fjetur me Fifin, ishte pyetja dhe këtu Monika ka një kërkesë për Adis Patushin.

“Sa herë me bëhet kjo pyetje më vjen me qesh. Vdes të fle po nuk të le rehat Adisi. O Adis, ik një natë pashë zotin të flej me Fifin e të rrinë rehat gjithë njerëzit,”-përgjigjet Monika duke qeshur.

Ndërkohë në këtë mini-intervistë aktorja ka zbuluar një detaj personal. Ajo tregon se do kishte pasur shumë dëshirë të kishte një vëlla ose motër, pasi ndihet vetëm.

Në fund Monika Lubonja nuk harron të hedhë thumbin e saj. Ajo ironizon të gjithë ato që flasin keq për të.

“Faleminderit ju gojëëmblit, ju dua 10-fish,”-përfundon ish-banorja e BBV.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al