9 Nëntor, 2023

Nga lodrat e s*ksit tek fantazitë, ja disa mënyra për të mbajtur aktive jetën tuaj s*ksuale. Si të veproni kur dëshira e epshi ju ka humbur


Një jetë e shëndetshme seksuale është një pjesë e rëndësishme dhe integrale e çdo marrëdhënieje dashurie dhe gjatë gjithë jetës sonë dëgjojmë shumë për atë se si duhet të jetë dhe të përjetohet seksi.

seksi

E ndërsa rëndësia e një jete të shëndetshme seksuale vihet në pah në çdo rast, mënyra për ta mbajtur atë dhe për të mos dështuar nuk komentohet veçanërisht. E megjithatë, kjo është një nga sfidat më të mëdha që shihet veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata.

“Ka tre gjëra në të cilat duhet të përqendroheni ndërsa përpiqeni të përmirësoni jetën tuaj seksuale sipas studiuesve: Siguria, kënaqësia dhe njohja e vetvetes tuaj seksuale.

Së pari, çifti duhet të krijojë një atmosferë sigurie në mënyrë që secili prej tyre të komunikojë me lehtësi dhe ndershmëri për nevojat dhe dëshirat e tij. Sigurohuni që çdo gjë që bëni është diçka që të dy e dëshironi dhe e keni zgjedhur me vetëdije.

Eksploroni se çfarë ndikon në disponimin tuaj dashuror dhe çfarë i sjell kënaqësi trupit tuaj. Nëse mendoni se keni arritur në një ngërç, kërkoni ndihmën e një eksperti, i cili mund t’ju ndihmojë të përmirësoni jetën tuaj të dashurisë.

Lajmi i mirë është se ka shumë mënyra për të rindezur romancën me partnerin tuaj, studiuesit e kësaj fushe zbulojnë nëntë mënyra për ta arritur këtë:

  1. Qëndroni në shtëpi dhe bëjini të duken si pushime

Programoni një datë në shtëpi, por trajtojeni si një pushim. Me fjalë të tjera, mos u merrni me detyrime të tjera, ndërsa nëse keni fëmijë, sigurohuni që t’i mbani të zënë me një aktivitet jashtë, që të mos jenë në shtëpi. E rëndësishme është të siguroni disa momente vetëm, larg shqetësimeve dhe detyrimeve të tjera, në mënyrë që të shijoni kohën tuaj personale.

  1. Përqendrohuni në lojën sensuale

Eksploroni praktika të ndryshme që mund t’ju ndezin dhe stimulojnë disponimin tuaj dashuror, si p.sh. cilat janë zonat tuaja erogjene ose çfarë muzike ju ndihmon të krijoni atmosferën e duhur. Nëse tashmë e dini se çfarë ju intereson, planifikoni një natë që përfshin gjithçka që ju pëlqen.

  1. Bëni një listë të dëshirave seksuale

Mendoni se çfarë është ajo që keni dashur gjithmonë të provoni, por nuk keni guxuar deri më tani. Eksploroni opsionet që duken argëtuese dhe interesante. Gjeni ide që ju emocionojnë dhe ndezin kureshtjen tuaj, ju japin kënaqësi dhe ju frymëzojnë të eksploroni më shumë veten dhe marrëdhënien tuaj me partnerin në shumë mënyra. Më pas mendoni për idetë që përfshijnë ndryshim, pavarësisht nëse është në vend, mënyrë ose ndonjë gjë tjetër. Zgjeroni horizontet tuaja të dashurisë dhe fitoni përvoja të reja.

  1. Jepini përparësi marrëdhënies joseksuale me partnerin

Ndërtimi dhe mbajtja e një jete seksuale të përmbushur kërkon intimitet dhe butësi jashtë saj, në një nivel të përgjithshëm. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni gjëra së bashku që ju kënaqin dhe ju afrojnë. Gjithashtu, sigurohuni që të kultivoni intimitet emocional, i cili krijon siguri dhe promovon lidhjen e partnerit. Flisni për qëllimet dhe ëndrrat që keni për jetën tuaj së bashku. Kushtojini vëmendje njëri-tjetrit dhe sigurohuni që të shprehni vlerësimin tuaj dhe të rinovoni marrëdhënien tuaj çdo ditë dhe jo vetëm në raste të veçanta.

  1. Provoni lodrat e seksit

Ekziston një gamë e gjerë mjetesh dhe lodrash seksi në treg me të cilat mund të eksperimentoni. Para se të zgjidhni aksesorët, mendoni se cilat janë zonat tuaja erogjene, në mënyrë që të mund të bëni zgjedhje të përshtatura për ato zona.

  1. Eksperimentoni me role

Mund të “rifusni” veten në jetën tuaj të dashurisë, duke përfaqësuar fytyra dhe role që ju emocionojnë. Ju mund ta ndihmoni këtë rol duke përdorur veshje dhe kostume të veçanta që do të stimulojnë disponimin dhe imagjinatën tuaj erotike.

  1. Bëni gjithçka ndryshe

Përditshmëria e shumicës së njerëzve gjithsesi karakterizohet nga rutina, diçka që fatalisht shpesh reflektohet në jetën seksuale, duke e bërë atë fillimin e fundit të një eksperience të këndshme dashurie. Pra, a është koha për një ndryshim? Zgjidhni një vend të ndryshëm ose një kohë alternative të ditës nga ajo që bëni zakonisht seks për t’u afruar. Fillimisht shkoni në një takim romantik dhe eksploroni përvoja të ndryshme seksuale. Në përgjithësi, mos ndiqni rutinën e zakonshme të lëvizjeve. Do të habiteni se sa këto ndryshime të vogla mund ta nxisin jetën tuaj të dashurisë.

  1. Bëjini realitet fantazitë tuaja

Fantazitë mund të ofrojnë një burim të pasur idesh kreative për të përmirësuar jetën tuaj seksuale . Eksploroni fantazitë që ju duken emocionuese dhe mund t’i përmbushni brenda marrëdhënies tuaj. Mos kini turp t’i besoni partnerit tuaj atë që dëshironi të provoni, sepse e vetmja gjë e sigurt është që përmbushja e fantazive do të ketë një rezultat pozitiv.

  1. Mësoni së bashku

Ka shumë burime nga të cilat mund të merrni informacione të dobishme për edukimin tuaj seksual dhe pa marrë parasysh sa vite keni eksperimentuar me seksin, ato gjithmonë mund të ndihmojnë. Kërkoni artikuj dhe video mësimore, përpiquni të mësoni së bashku një aftësi të re ose adoptoni teknika që fokusohen në lidhjen seksuale. Ju gjithashtu mund të kërkoni mbështetjen e një specialisti të shëndetit seksual. Informohuni dhe lërini këshillat t’ju frymëzojnë për të ndërtuar një jetë më të shëndetshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al