16 Dhjetor, 2019

Nga ish-Miss dhe prezantuese në kameramanen e kryeministrit. Ja çfarë pune bën Anjeza Maja


anjeza-maja3

Anjeza Maja ka qenë një ndër moderatoret më të komentuara të Shqipëri dhe ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Kjo edhe prej faktit se Anjeza Maja qenë shpallur Miss Shqipëria.

Por ajo la gjithçka për të prezantuar rubrikën “E zgjidha” në ERTV. Në atë kohë Anjeza u shpreh shumë entuziaste për projektin e ri dhe në një intervistë rreth 1 vit më parë tha se do e mbante rubrikën për një kohë të gjatë.

Por duket se Anjeza nuk dëshiron të jetë më prezantuese dhe zgjodhi të bëhej kameramane personale e Edi Ramës.

anjeza-maja4

Ajo është fotografuar ndërsa filmonte kryeministrin teksa ky i fundit shoqëronte sot, në ditën e parë të shkollës Aurelin dhe Alesion, të cilët pasi i shpëtuan tërmetit u sistemuan edhe në banesa të reja.

anjeza-maja1

anjeza-maja2

anjeza-maja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al