20 Prill, 2022

Nga dasma me bashkëshortin e deri te roli si antare jurie në spektaklin ‘’Gjeniu i Vogël’’, rrëfehet Olta Boka


Këngëtarja e njohur Olta Boka ka qenë e ftuar në emisionin e ‘’Abc e pasdites’’ . Ajo  ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.

Ajo ka përmendur eksperiencën e saj si konkurrente në ‘’Gjeniu e Vogël’’, ku momentalisht tani është në rolin e jurisë.

‘’Çuditërisht po e shijoj sepse në fillim e mora si përgjegjësi dhe mendova që ndoshta mos do të komplesohesha nga përgjegjësia sepse duke kaluar vetë si eksperiencë, ti e njeh më nga afër dhe i ke kaluar vetë. Është i vështire. Një nga arsyet pse pranova ishte sepse e kisha kalur vetë mendova se do të isha pozitive krah konkurrentëve dhe duke ua bërë më të thjeshtë përjetimin si në humbje, ajo është më e vështire për të kaluar’’, u shpreh Olta.

Sakaq, këngëtarja rrëfeu  për pjesëmarrjen te ”Gjeniu i Vogël”,  ku nuk kishte arritur të fitonte pasi ishte eleminuar para finales.

‘’Pas 12 javësh, e cila isha pandërpreje te Gjeniu gjithë kohës, para finales diçka e tillë, mua më ndodhi që të eleminohem dhe më bie një sfidë e nuk kalova. Pavarësisht se në finale unë isha, pata një speciale, mora dhe çmimin e interpretuesit më të mirë dhe gjëra të tjera. Në momentin që u eleminova, zgjohem në mëngjes, s’kisha fjetur fare dhe shkova të laja enët. Zgjohet mami në mëngjes, më sheh mua, e shkreta goca çfarë paska kaluar gjithë natën. Do të shkoj dhe te çamet dhe do të blejmë rroba siç do ti’’, tha këngëtarja gjatë intervistës.

Nga ana tjetër, Boka foli edhe planet për dasmën me bashkëshortin e saj. Ajo deklaroi se as këtë vit nuk do të bëj dasmë.

‘’Duke u rritur dhe duke qenë pjesë në evente, po është shumë e bukur pjesa e të veshurit një fustan, mos ndoshta është gjithë ajo angari, kismet’’, tha Olta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al