22 Janar, 2018

Nevina Shtylla shoqërohet me Arbër Çepanin në festë


Të ftuar në festën e njëvjetorit të hapjes së lokalit të tij, Renato kishte mbledhur shumë figura të njohura, ndër të cilat edhe moderatoren e programit “Jo vetëm modë”, Nevina Shtylla dhe moderatorin e programit të mëngjesit në TVSH, Arbër Çepani.

Mbase, Arbri dhe Nevina mund të kenë njohje të vjetra, pasi gjatë darkës ata qëndruan gjatë në shoqërinë e njëritjetrit.

Arbër Çepani është lakuar shpesh për miqësitë speciale apo edhe ndonjë lidhje dashurie me figura të njohura të ekranit, por ai i ka përgënjeshtruar si të pavërteta, duke pohuar se me këto vajza ka thjesht shoqëri. Rasti më i fundit ishte ai me modelen dhe ish-misin, Niki Delijorgji.

Arbri është bërë i njohur pasi mori pjesë në “Big Borther 1” dhe arriti të fitojë, por tani ai është bërë pjesë permanente e ekraneve tona, një punë që ai e pëlqen shumë. Nevina, nga ana tjetër, po bën emër dhe famë në Klan, ndërkohë që ka pohuar në një intervistë që është e lidhur me një djalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al