27 Korrik, 2022

Netët e verës në Tiranë, udhërrëfyes për shije dhe festë në kryeqytet


Nëse nuk bëni pjesë tek njerëzit me fat që verën po e kalojnë në jug të vendit, apo diku buzë detit, nuk kemi pse mërziteni.  Fillimisht nuk jeni të vetmit dhe sapo të dilni do të kuptoni se keni shumë ‘bashkëvuajtës’. Por një lajm i mirë është që Tirana është një metropol i shkëlqyer edhe për netët e verës. Le të bëjmë së bashku një axhendë sesi mund ta shijoni kryeqytetin edhe gjatë verës.

 

  1. Nata fillon nga stomaku

Po, po! Jo vetëm dashuria, por edhe një mbrëmje festive nis nga stomaku. Jini të kujdesshëm në përzgjedhjen e restorantit. Temperaturat janë të larta dhe duhet të konsumoni gjëra të freskëta për të qëndruar të hidratuar. Janë disa destinacione shijesh në Tiranë, që mbetet ndër emrat më të lakuar dhe më të pëlqyer, ku mund të gjeni menu trendi dhe ushqim të shijshëm. Zgjidhni vendet jashtë, për të shijuar mbrëmjen e freskët.

Një këshillë: Kujdes me pijen, nata sapo ka filluar!

 

  1. Zgjidhni clubin e duhur

Por shpesh pyetja që i bëjmë vetes “Ku do shkojmë” nuk merr përgjigje. Shumë prej clubeve të Tiranës, kanë tashmë edhe pjesët e tyre të hapura, apo edhe tarracat. Ndaj ne do t;ju rekomandimin një club që ka hapësirë të hapur, ku vec freskisë do të jeni komod edhe me ajrimin. Janë të shumtë vendet që janë të klasifikuar tashmë. Nëse doni muzik rrok, në qytet ka destinacione për shijuar rrymën tuaj të preferuar. Nëse jeni i ri në moshë, disa nga vendet më in janë për momentin destinacion për moshat nën 30. Jemi të sigurt që aty do të gjeni plot miq tuaj duke shijuar muzikën e re. Por nëse jeni mbi 30, ju natyrisht keni tashmë një club tuajin që i qëndroni besnik. Frekuentojeni edhe në ditët e verës, jemi të sigurt që ju e njihni atmosferën dhe do ta shijoni njëlloj. E për ata disi më ‘old-school’ në Tiranë ka plot vende ku mund të shijoni muzikë live në vende jo shumë të populluar. Kërkojni mirë ku janë artistët tuaj të zemrës, pasi jemi të sigurt që nëpër jetën e natës së Tiranës do të zbuloni disa oaze relaksi dhe dëfrimi.

  1. After-party

Ju ndodh dhe ju që pas një nate të çmendur me alkool dhe muzikë të jeni të uritur? Këshilla jonë e parë është që të keni kujdes me përzgjedhjen e fast-food, pasi në temperatura të larta, rriten rreziku i helmimit. Më e rëndësishmja është që të jeni i hidratuar, të pini shumë ujë pas festës dhe kujdes me makinën. Në Tiranë ka aq shumë taksi, sa do t’ja u lehtësojnë transportin. Një zonat e njohura të Tiranës të shumta janë baret që qëndrojnë hapur 24 orë, konsiderojeni qëndrimin në këto bare, që në orët e vona janë bosh dhe ju do të keni kohë e mundësi të qetësoheni përpara mbylljes së mbrëmjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al