28 Prill, 2024

“Nesër do jetë ferri”! Në stërvitje intensive, banorët e “BBV” paralajmërohen. Çfarë ndodhi?


Banorët e “Big Brother VIP” janë bërë pjesë e stërvistjes ushtarake për disa ditë në shtëpi, ku do të zhvillojnë ushtrime të ndryshme.

Nën mbikqyrjen e komandantit, konkurrentët mëngjesin e sotëm iu kanë nënshtruar disa ushtrimeve ushtarake, ndërsa ky i fundit nuk është ndarë aspak i kënaqur me “ushtarët”.

Nesër do jetë ferri”– tha komandanti.

“O Zot ferri! Çfarë po thua o komandant? Kemi ardhur për “Big Brother” jo për ferr”– u shpreh Françeska Murati.

Nga ana tjetër edhe pjesa tjetër e banorëve të “BBV” ndihen të lodhur nga stërvitjet që kanë bërë, sepse sipas tyre ata kanë bërë shumë pak orë gjumë pasi kanë qëndruar në prime deri në orët e para të mëngjesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al