15 Nëntor, 2017

Nëse jeni përdorues iPhone-i, kurrë mos e mbyllni WhatsApp-in në këtë mënyrë


Mbyllja e aplikacioneve në iPhone është diçka që e bëjmë pa menduar, por vlen për tu përmendur që duhet të kemi një kujdes shumë të madh. Kohët e fundit një paralajmërim i çuditshëm po shfaqet në celularët e përdoruesve të cilët e klikojnë dy herë butonin kryesor në iPhone dhe rrëshqasin lartë për ta mbyllur WhatsApp-in.

Duke e bërë këtë mund të ndodhë që ju të humbisni njoftimet për mesazhet që ju vijnë në llogarinë tuaj.

Kjo siç duket është një problem që ka filluar të shfaqet në celularët iPhone me iOS 11.

Ky problem prek çdo pajisje me këtë sistem operativ, duke përfshirë edhe iPhone X, ndaj duhet të bëni mjaft kujdes dhe të tregoheni vigjilentë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al