7 Maj, 2024

“Nëse Egla e fiton ‘Big Brotherin’ populli shqiptar…”/ Julia Ilirjani flet pa “dorashka” për aktoren: Ka dalë me zarf të zi, nuk është më lojtare


Aktorja Julia Ilirjani së fundmi ka qenë e ftuar në emisonin “Big Brother Radio”, ku ndër të tjera ka komentuar lojën e konkurrentëve të “BBV”.

Ajo gjithashtu foli edhe për “armiken “ e saj të betuar në lojë, Egla Cenon, duke thënë që aktorja nuk është lojtare sepse ka dalë nga shtëpia me zarf të zi.

“Nëse ajo ka dalë me zarf të zi, nuk është më lojtare”, tha Julia, ndërsa tregoi se ndonëse një javë më parë Egla doli e preferuara e publikut nga një televotim, ajo nuk është e pregeruar por thjeshtë njerëzit dëshirojnë që të shikojnë debate dhe rrëmuja.

“Po e votuan, por nuk do të thotë se është e preferuar. Duan të shohin rrëmuja. Se nuk po e zgjedhin për fituese. Po e zgjedhin për të parë çudira”– u shpreh aktorja.

Nga ana tjetër Julia tha se nëse çmimin e madh të “BBV3” e  fiton Egla atëherë populli shqiptar i ka merituar të gjitha vuajtjet që ka kaluar.

Epo mirë pra. Në qoftë se po këmbëngulni kaq shumë dhe po pyesni për njeriun me zarf të zi po ju them që në qoftë se Egla fiton edicionin e Big Brother VIP 3, atëherë populli shqiptar me fatkeqësi dhe me dhimbje meritonka të gjitha vuajtjet që ka se i dashka”– tha Ilirjani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al