18 Gusht, 2021

Nënë për herë të dytë, bashkëshorti Scarlett Johansson konfirmon se ylli i Hollywood është shtatzënë


Colin Jost ka konfirmuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Scarlett Johansson, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Scarlett Johansson colin

Gjatë një shfaqje në Ridgefield Playhouse, Connecticut, komediani tha: “Do bëhemi me fëmijë, është emocionuese”, sipas një burimi në teatër.

Page Six raportoi në muajin korrik se Johansson është shtatzënë dhe pritet të lindë fëmijën së shpejti.

Ylli 36 vjeçar i Hollywood ka një vajzë 6-vjeçare të quajtur Rose nga martesë me francezin Romain Dauriac.

scarlet johansson colin jost (6)

Aktorja famshme u martua me Jost në tetor të vitit 2020, pas tre vitesh lidhje.

Ylli i “Avengers” ndezi fillimisht thashethemet se ishte në pritje të ëmbël në qershor pasi nuk u shfaq në intervista apo evente promovuese të filmit “Black Widow”, ku luajti rolin kryesor dhe njëkohësisht ishte producente ekzekutiv.

Scarlett Johansson

Aktorja e nominuar për Oskar u shfaq vetëm në një intervistë në Zoom për “The Tonight Show” më 21 qershor ku nuk e tregonte barkun.

Mësohet se Johansson ka paditur Disney, duke pretenduar se kishte shkelur kontratën duke publikuar filmin “Black Widow” para kohe.

Ndërsa po planifikon kthimin e saj në ekranin e madh pas ardhjes në jetë të foshnjës së saj.

/Panoramaplus.al

scarlet johansson colin jost (3)

scarlet johnson

Scarlett Johansson1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al