21 Mars, 2018

Nejmar kapet mat në një klub nate, rebelohen tifozët e PSG-së (Foto+Video)


Nejmar vazhdon të bëhet protagonist. Këtë herë jo me spektaklin në fushën e lojës, por me sjelljet e pahijshme gjatë rikuperimit të tij. Ylli i PSG-së ndodhet në Brazil për t’u riaftësuar pas operacionit në kavilje.

Por gjatë kohës që po qëndron në vendlindje, ai nuk ka reshtur së surprizuari me videot e publikuara në rrjetet sociale. Këtë herë ai ka krijuar polemika për faktin se është duke kërcyer me një këmbë, ndërkohë që këmbën tjetër e ka të vendosur në një protezë.

Por nuk përfundon këtu, pasi mediat i kanë publikuar disa foto, në të cilat Nejmar shihet duke shkuar në disko bashkë me të dashurën e tij Bruna.

Ai ka qenë prezent në ditëlindjen e motrës së Brunës dhe aty ka kaluar disa orë në një klub nate në San Paolo. Pas këtij momenti, ai ka publikuar edhe një video ku shihet duke kërcyer.

Polemika- Deri këtu duket se nuk ka bërë asgjë të çuditshme, por duke parë faktin që këtë vit luhet kampionati botëror dhe të gjithë sytë e Brazilit janë drejtuar nga ylli i skuadrës Nejmar.

Tifozët dhe mediat nuk i kanë pritur mirë veprimet e lojtarit dhe mendojnë se nuk po bën mirë dhe po rrezikon që të mos rikuperohet në kohë për botërorin.

Por, kritikat janë akoma më të shumta në Francë, ku tifozët e PSG-së tani e shohin si një “armik”, pasi Nejmar vendosi të mos luante në ndeshjen kundër Realit të Madridit dhe e la në baltë skuadrën në sfidën më vendimtare të sezonit.

Por Nejmar është brazilian dhe jeta e natës, kërcimet dhe argëtimet janë pjesë e jetës së tij. Ndoshta tifozët do ta falin nëse ia del të rikuperohet për në Rusi dhe u jep trofeun e Kupës së Botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al