16 Mars, 2022

Në trailerin e ri të serialit “The Kardashians”, Kourtney zbulon planet e saj për të bërë fëmijë nëpërmjet fekondimit in Vitro


Kourtney Kardashian ka zbuluar se përpjekjet e saj për të ngjizur një fëmijë nëpërmjet IVF (Fekondimi invitro) ‘e futën në menopauzë’, ndërkohë që i shkaktoi gjithashtu shtim në peshë, gjë që e bëri atë të ‘sulmuar’ me komente ‘të vrazhda’ nga përdoruesit e mediave sociale duke vënë në dukje ndryshimet në formën e saj të trupit.

42-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve, foli për vështirësitë e saj për trajtimin e fertilitetit në një trailer të ri për serialin e ardhshëm të familjes “The Kardashians” në Hulu.

Në klip, Kourtney duket e dëshpëruar duke diskutuar me nënën e saj Kris Jenner për përpjekjet e vazhdueshme për të pasur një fëmijë tjetër, duke bërë të qartë gjithashtu dëshirën për të mirëpritur një fëmijë me të fejuarin e saj, Travis Barker.

Duke folur për trajtimin e saj të fekondimit in vitro (IVF), themeluesja e Poosh tha se nuk kishte qenë “përvoja më e mahnitshme” dhe ajo shprehu mërzitjen për komentet “të vrazhda” që mori në lidhje me shtimin e saj në peshë, që ajo thotë se ishte shkaktuar edhe nga barnat e ‘IVF’.

Duke zbuluar se ajo kishte ‘shtuar kaq shumë peshë’ që nga fillimi i IVF-së, Kourtney shkoi pas komenteve negative në Instagram të cilët kishin tërhequr vëmendjen për ndryshimin e pamjes së saj.

“Ilaçet që më kanë dhënë, më futën në menopauzë”, shtoi ajo.

IVF zakonisht përdoret nga gratë ose çiftet që po luftojnë për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale, dhe përfshin nxjerrjen e vezëve nga vezoret, të cilat më pas fekondohen nga sperma në një laborator, përpara se të transferohen në mitër.

Shumë gra që po përgatiten t’i nënshtrohen IVF-së do t’u jepet një ose më shumë forma të barnave të fertilitetit nga mjeku i tyre, të cilat përdoren për të nxitur lirimin e hormoneve që më pas stimulojnë prodhimin e vezëve.

Kourtney nuk sqaroi në klip nëse ajo është ende në menopauzë, ose nëse ajo po përjetonte simptoma të ngjashme me menopauzën, të cilat përfshijnë perioda të parregullta, të dridhura, djersitje gjatë natës apo dhe shtim në peshë.

Ilaçet e fertilitetit dihet se shkaktojnë simptoma që janë shumë të ngjashme me ato të përjetuara gjatë menopauzës, duke përfshirë afshe, shtimin në peshë, ndryshimet në humor dhe fryrjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al