19 Shkurt, 2018

Në Prizren Rita Orën e nderojnë “çuditshëm”, ja çfarë kanë bërë në “nder” të saj


Në Prizren dikush një restorant e pagëzoi Rita Ora. Gjithçka në të identifikohet me emrin e këngëtares me nam. Edhe muzika që dëgjohet në të është e vetëm e Ritës. Por, pronari i picerisë ka edhe një dëshirë.

Vetë pronari është fans i flaktë i këngëtares shqiptare.

“Ishim me një shok duke pirë kafe edhe i pamë disa foto të Rita Orës tu hongër pica edhe vendosëm me ia lënë emrin Rita Ora. Edhe jam fans i saj”, tha ai.
Edhe këngët që dëgjohen aty janë të Rita Orës.

Ai nuk e pyeti Ritën kur e hapi restorantin në emrin e saj mirëpo e fton atë të vijë e të shijëjë picën që shërbehet në pesë ditë të javës.

‘Është pica Rita Ora, është picë e shtëpisë e cila porositet më së shumti”, theksoi ai.
Thekson se shpesh ka njerëz që hynë në restorant vetëm për shkak të emrit.

/Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al