1 Prill, 2024

Në pritje të ëmbël, Kiara Tito ndan videon e rrallë nga fëmijëria. Ja si dukej moderatorja bebe


Moderatorja Kiara Tito së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe këngëtari shkodran Luiz Ejlli do të sjellin në jetë një vajzë, emrin e së cilës akoma nuk e kanë ndarë me ndjekësit.

Ditën e sotme moderatorja është kthyer pas në kohë duke ndarë me ndjekësit në Instagram një video kur ajo ka qenë e vogël.

Videoja ishte e  vitit 1997, ndërsa Kiara bebe kishte veshur një palë paliçeta në ngjyrë blu ndërsa luante me një kukull.

“Mirëmëngjes”– shkruan moderatorja krahas videos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al