23 Qershor, 2018

“Në plazh me taka?”, aktorja shqiptare lë fansin me gisht në gojë me përgjigjen


Eliona Pitarka është aktorja e njohur e “Apartamentit 2XL” që tërheq shpesh vëmendjen e ndjekësve në rrjetin social “Instagram” me fotot provokuese e format bombastike.

Fotografitë që ajo publikon marrin mijëra pëlqime dhe qindra komente ku fansat e komplimentojnë.

Por në foton e fundit që Eliona ka postuar, një fans i ka bërë aktores një koment jo fort të këndshëm. Ajo pozuar buzë detit me bikini ngjyrë blu, një rrjetë mbi krahë dhe taka të larta.

Fansit i ka bërë përshtypje fakti që aktorja kishte veshur taka në plazh. “Në plazh me taka? Se di dmth”, i shkruante ai.

Aktorja nuk ja ka përtuar ndjekësit të saj, duke e lënë me gisht në gojë me përgjigjen. “Sigurisht që nuk e di, ashtu siç nuk di që këtu jam në xhirime të një reklame”, i ka shkruar Eliona.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al