16 Qershor, 2018

Në muajin e 8 të shtatzënisë, Cardi pozon nudo me barkun e rrumbullakosur   


Këngëtarja e hitit “Bodak yellow” është në muajin e 8 të shtatzënisë dhe ashtu si shumë VIP-a të tjerë përpara saj, vendosi që të pozonte nudo në revistë.

 

Së fundmi ajo ka pozuar për kopertinën e “Rolling Stone”, ku 25-vjeçarja shihet bashku me të fejuarin e saj Offset. Cardi ka veshur një pelerinë të zezë që i mbulon gjoksin, ndërkohë që partneri i puth barkun.

“Kjo kopertinë është shumë e veçantë për mua. Vajza ime ia doli që të dalë në kopertinën e Rolling Stones”, shkruajti Cardi B në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al