23 Tetor, 2022

Në kulmin e zhurmës për moderimin e “Big Brother 2”, Arbana Osmani shfaqet e pashqetësuar/ Fotot e para të moderatores me vogëlushen Zoi


Vetëm pak kohë më parë, Arbana u bë nënë për herë të parë. Zoi ishte vajza e parë e çiftit të njohur, që solli shumë gëzim në shtëpi. Tashmë si nënë e tre fëmijëve, Arbana ka edhe një kohë më të kufizuar, ashtu si ajo shpesh rrëfen në rrjetet sociale. Megjithatë, ajo gjithnjë gjen kohë për një shëtitje, së bashku me vogëlushen. Ashtu si shihet edhe në fotot e siguruara nga paparaci ynë, këto janë shëtitjet e para të Arbanës, bashkë me Zoin.

Nënë e bijë janë fotografuar në Bllok, ku Arbana duket në top formë. E veshur me pantallona të shkurtra dhe “hoodie”, prezantuesja e “Big Brother” shfaqej në një formë të mirë. Pa “makeup” dhe me flokët të mbledhura rastësisht, Arbana të jep idenë e një nëne me kohë të kufizuar. Këtë periudhë ajo ia ka dedikuar të gjithë familjes, duke shijuar mëmësinë, por pse jo edhe pasur më shumë kohë për pasionin e saj, kuzhinës. Ndërkohë që të gjithë mezi po e presim të rikthehet në televizion, lajmet flasin për një krisje të marrëdhënieve mes saj dhe Lori Hoxhës.

Disa ditë më parë, u organizua një festë e madhe për të kujtuar themeluesin e “Top Channel”, të ndjerin Dritan Hoxha në datëlindjen e tij. Festa e organizuar nga drejtueset e televizionit bëri bashkë të gjithë stafin e madh të “Topit”. Dhe në mes të shumë emrave të njohur, u vu re mungesa e Arbana Osmanit. Zërat lart e poshtë tregojnë se arsyeja përse moderatorja mungoi në festë ishte Bora Zemani. Mendohet se shkak i konfliktit mes vajzave është rivaliteti për drejtimin e “Big Brother VIP”. Madje, Arbana nuk e përgëzoi moderatoren për rolin e saj më të ri si prezantuese e “Dancing with the Stars”. Por përveç kësaj, zërat brenda korridoreve në “Top Channel” tregojnë se Arbana nuk ka një raport aspak të mirë me binjakët Veshaj dhe kjo gjë u vu re kur Donaldi e hoqi moderatoren nga lista e ndjekësve në “Instagram” pak ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër, Lori Hoxha e ka treguar se i do dy djemtë. Kjo shpjegon dhe ngritjen e Borës si moderatore dhe duke i besuar një projekt kaq të rëndësishëm. Ajo madje u pa dhe duke prezantuar krah Eno Popit në festën e organizuar. Por, Arbana ka zgjedhur mos të reagojë në lidhje me këto lajme, duke vijuar me postimet në rrjetet sociale, që këtë herë kanë pasur si kryefjalë djalin e saj, Diellin, që ka festuar ditëlindjen e tij të dytë. Moderatorja e ka uruar të birin me anë të një postimi në “Instagram”. Arbana postoi një foto bardh dhe zi ku shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushin dhe krahas saj, prezantuesja i dedikoi fjalët e ëmbla: “Gëzuar datëlindjen Dielli i jetës sime”.

Ndërkohë, vetëm pak kohë më parë, ajo u rikonfirmua si moderatore e sezonit të dytë të “Big Brother”. Madje, në rrjetet sociale, të shumta ishin kritikat për të. Një ndjekës i ka shkruar Arbanës: “Mos është shpejt 3 muaj të kthehesh në TV? Vajza e vogël shumë”. Në përgjigjen e saj, Arbana shkruan se projektet profesionale kanë nisur që një vit më parë, ndërsa shtatzënia në atë kohë nuk ishte e planifikuar. Gjithashtu, moderatorja shkruan se puna për të është shumë e rëndësishme dhe mezi pret të fillojë projektet e reja.

“Shpejt është. Me Jonin u ktheva pas dy vitesh shkëputje. Me Diellin shumë më pak dhe isha më e lumtur me rikthimin në punë shpejt. Kësaj here punët kanë qenë planifikuar gati një vit më parë (pa pasur në plan shtatzëni kaq shpejt) dhe në pamundësi për t’i shtyrë do shohim si do menaxhojmë bashkë me Zoin. Do Zoti do ia dalim. Por, pavarësisht se fëmijët sjellin lumturi pafund, puna për mua është gjithashtu e rëndësishme dhe burim energjie, dhe megjithëse po kënaqem shumë me fëmijët në shtëpi, mezi pres të rifilloj gjithashtu projekte që i kam shumë përemër dhe me shumë ambicie”, shkruan Arbana.

Mirëpo, një tjetër ndjekëse ka qenë pak më e ashpër me moderatoren, ndërsa shkruan: “Ç’faj kanë fëmijët për planet e tua, ata duan praninë tuaj sidomos këto muajt e parë”. Ashtu si pyetja, edhe përgjigja e moderatores ishte e ashpër. Arbana shkruan se mesazhi i saj nuk do ta bëjë të ndjehet në faj dhe shton se ndjekësja nuk fiton asgjë, duke ulur një grua.

Nëse mendon se mesazhi yt do më bëjë të ndihem keq apo në faj, më vjen keq, por e ke kot. Dhe një grua nuk fiton asgjë duke ulur një grua tjetër. Fëmijët do bëhen pjesë e planeve të mia, jo vetëm në muajt e parë, por gjithë jetë. Mama e lumtur, fëmijë të lumtur”, shkruan Arbana. Duket se tashmë pyetjet e shpeshta rreth “Big Brother”, moderatorja nuk i publikon, duke u fokusuar vetëm te mëmësia. Në intervistën virtuale të Osmanit si një grua që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë, nuk kishte si të mungonte interesimi mbi kilogramët e shtuar.

E pyetur se sa kilogramë ka marrë dhe ka hequr gjatë kësaj periudhe, Arbana u shpreh se kjo ishte një ndër pyetjet më të shpeshta. Moderatorja u kujdes të theksonte se nuk ka dëshiruar të flasë më parë, për të mos ndikuar te gratë e tjera. “Atëherë kjo është pyetja më e shpeshtë, dhe deri tani e kam evituar përgjigjen, sepse nuk kam dashur të vë nën presion apo të bëj të ndjehen keq gra dhe vajza që gjatë shtatzënisë kanë përjetuar ndryshimin në peshë me stres. Gjatë të tre shtatzënive të mia kam marrë rreth 10 kg. Jam kujdesur të ha shëndetshëm që nga dita e parë deri tek e fundit pasi përgjegjësia e rritjes së një krijese brenda meje ka qenë shumë e madhe dhe kam dashur të shkojë çdo gjë mirë”, u shpreh Arbana.

Më tej, moderatorja vijoi: “Pas të treja lindjeve jam rikthyer në peshën e mëparshme, por jo në linjat e mëparshme. Që do të thotë, barku është gjithmonë aty bashkë me celulitin. Rikthimi në formë prej vërteti kërkon kohë dhe sport dhe trajtime, të cilat nuk kam as kohë as mundësi t’i bëj tani, kështu që nga trupi perfekt jemi larg. Por, nuk mërzitemi se nuk është se kisha një trup modeleje para se të bëhesha me fëmijë”, shkruan Arbana në “InstaStory”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al