17 Mars, 2020

Në koncert dhe event bamirësie me gruan e kryeministrit kanadez, edhe Idris Elba rezulton pozitiv me koronavirus: Jam mirë dhe s’kam asnjë simptomë, por …


 

Idris Elba rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Në një postim në Twitter, aktori tha se ndihet mirë dhe se nuk ka simptoma, por vendosi të vetëizolohet pasi doli me koronavirus.

47 vjeçari në videon e publikuar shihet në krah të bashkëshortes së tij Sabrina, ndërsa informoi fansat mbi gjendjen e tij.

Idris ishte në eventin e bamirësisë WE Day UK Charity dhe në një koncert në Londër më 3 mars së bashku me Sophie Grégoire Trudeau, gruan e kryeministrit kanadez Justin Trudeau.

Ajo rezultoi pozitive javën e kaluar dhe u vetëkarantinua.

“Këtë mëngjes rezultova pozitiv me koronavirus”– shkroi aktori në përshkrimn e videos.

Më shtoi: “Ndihem mirë, nuk kam asnjë simptomë deri më tani, por jam izoluar që kur mësova për ekspozimin tim të mundshëm ndaj virusit.

Qëndroni në shtëpi dhe jini pragmatikë. Unë do ju informoj mbi gjendjen time. Asnjë panik.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al