6 Maj, 2024

“Në finale Romeo do jetë ‘kokë më kokë’ me…”/ Elvis Myrta zbulon fituesin e “Big Brother VIP3”!


Gazetari Elvis Myrta mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në “Wake Up”, ku ka komentuar disa nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur mes banorëve në “BBV”.

E teksa u pyet në studio se kush mendon që do të fitojë çmimin e madh, Lisi tha se shikon Egla Cenon dhe Romeo Veshajn duke konkuruar “kokë më kokë” në finalen e “BBV”, megjithëse ai u shpreh se dëshiron shumë që ta fitojë aktori, i cili është edhe miku i tij.

Ish-banori tha se dëshiron që në finale të shkojë edhe moderatorja Erjola Doçi, sepse sipas tij kjo e fundit ka argumenta të fortë dhe e meriton.

Shoh Eglën dhe Romeon në fund. Dëshira ime është që të fitojë Romeo, por edhe po ta fitojë Egla do më bëhet qejfi. Kur Egla ka hedhur një shashkë, shtëpia ka shpërthyer. Nëse flasim për lojtarë, është fituese Egla. Nëse do flasim për anën njerëzore, është Romeo. Kam qejf të iki Erjola në finale. Edhe kur kam dalë kam thënë që e meriton, sepse ka super argumenta dhe e ka treguar gjithmonë”- tregoi Elvisi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al