4 Tetor, 2019

“Në asnjë vend të botës..si ti”, regjizori i dashuruar kokë e këmbë me Arbana Osmanin


Ata nuk e kanë pohuar asnjëherë zyrtarisht dashurinë e tyre. Por deklaratat e ëmbla që bëjnë për njëri tjetrin në rrjetet sociale, provojnë gjithnjë e më shumë se Arbana Osmani dhe regjizori i saj Eduart Grishaj janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin.

Moderatorja dhe gazetarja e njohur Arbana Osmani ka pasio kuzhinën dhe gatuan aq mirë sa Eduarti është i dashuruar edhe me gatimet e saj, aq sa thotë se si ato gatime nuk gjen as në Paris.

‘Boo ç’më bërë apo nuk jam dhe në një vend që më hahet aq shumë,’ – ishte komenti i Eduartit në një prej fotove të moderatores.

Përgjigja e Arbanës: Nuk ankohet njëriu për të ngrënë në Paris. Por sërish Eduarti nuk ia ka përtuar duke komentuar:

“Jo në Paris por në asnjë vend të botës nuk ka ushqime që guatan ti. Dhe e kam shumë sinqerisht këtë.

 Arbana po bëhet gati për librin e saj të dytë të gatimit “Receta për 5 minuta”.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al