22 Tetor, 2022

Në 60 vjetorin e tij të lindjes, Gergj Leka suprizohet nga partnerja në mes të emisionit: Jam e lumtur përkrah teje!


Këngëtari i njohur Gjergj Leka ka festuar 60 vjetorin e tij të lindjes.

Teksa ishte i ftuar tek ‘Rudina’, kantautori u pyet nëse për të është e para dashuria apo muzika dhe ai u përgjigj se më parë ka qenë muzika por tani janë të dyja bashkë.

“Për mua nuk ka dashuri pa muzikë dhe as muzikë pa dashuri. Janë të dyja të lidhura shumë me njëra-tjetrën, ndoshta pastaj edhe gabimeve të rinisë ia vë fajin edhe muzikës, por është një alibi”– tha ai.

Gjergi nuk e lë asnjëherë pa e përmendur dhe pa shprehur dashurinë e madhe që ka për partneren e tij, Eriselën në çdo dalje televizive që ai bën.

Gjatë emisionit, partnerja i bëri një surprizë shumë të bukur këngëtarit.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri, të uroj shumë ditëlindje të tjera t’i festojmë së bashku. Këtë ia uroj edhe vetes sime, se jam me fat dhe e lumtur që jam përkrah teje”,- i tha Erisela në një videomesazh.

“Mashkulli është krijesë shumë egoiste, edhe femrën më të mirë të ketë përpara, nuk ulet. Ne s’e pranojmë, por kështu jemi. Erisela ka diçka, bën atë që normalisht e ka të vështirë ta bëjë femra, që edhe kur ti e ke gabim, ato 5 minuta të thotë ke të drejtë. Pastaj të thotë “Hë, e kuptove”, aty t’i vihesh në pozitë. Kjo është një anë karakteri e fortë, urtësie, por edhe butësie…” – tha për Leka për partneren.

“Ne punojmë se bashku, ajo është bashkëautore e programeve të mia. Kur të lidh zanati, jeta e përditshme, për mua është një shoqe shumë e mirë”- theksoi ai.

Më pas Erisela u shfaq papritur në studio duke surprizuar kështu kantautorin, ku e ftoi dhe për një vallëzim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al