25 Korrik, 2022

Në 53-vjetorin e saj Jennifer Lopez ndez rrjetin me fotot nudo


Alexa, play “Booty”.

Jennifer Lopez mbushi 53 vjeç ditën e djeshme dhe e festoi këtë me disa foto shumë të nxehta. J.Lo vërtetoi edhe një herë se është një ikonë bukurie me një trup për tu lakmuar.

“Unë jam në moshën që jam, por ndihem mahnitëse dhe më e lumtur se kurrë”, tha ajo për ‘People’ në një intervistë të re. “Ndjehem sikur jam vetëm në gjysmën time tani dhe sapo kam filluar.”

Më vonë në Instagram, Lopez ndau një video seksi të fushatës së re të markës së saj. Ajo theksonte lëkurën që i shkëlqente dhe të pasmet e bukura dhe në formë.

Kjo super paraqitje vjen një javë pasi Jennifer u martua me Ben Affleck në Las Vegas, të cilën ajo e konfirmoi gjithashtu në një mesazh të shkruar për fansat përmes buletinit të saj. “Ne e bëmë atë. Dashuria është e bukur. Dashuria është e sjellshme. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim”, tha këngëtarja e “Let’s Get Loud”.

Lopez aktualisht është në muajin e mjaltit në Paris me bashkëshortin e saj të ri. Zogjtë e dashuruar – të cilët më parë ishin fejuar në fillim të viteve 2000 – u fotografuan duke u puthur me njëri-tjetrin në fotot e shkrepura të premten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al