24 Shkurt, 2023

Ndryshojnë grupimet, banorët e rinj të Big Brother dhe përpjekje për të përçarë ‘bërthamën’


Kristi, Eva, Beati dhe Tani, kanë qënë ata që  kanë folur për lojën e banorëve të vjetër dhe të rinj Beati i ka shpjeguar Evës përse janë vetëquajtur “bërthama” Luizi, Armaldo, Kristi dhe Olta.

Ata kanë folur gjithashtu për zgjedhjen e nominimeve dhe për mënyrën se si krijohen debatet në shtëpi. Duket se pas ndërtimit të asaj, që vetë banorët e quajnë bërthama, banorët e rinj, me mbërritjen e Evës në shtëpi, po përpiqen të bashkojnë forcat, jo vetëm për të përçarë të vjetrit, por edhe për të forcuar pozitat e tyre brenda shtëpisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al