16 Prill, 2019

“Ndihmon arabët, por harron njerëzit e tu!”, Dua Lipa i kthen përgjigje shqiptarit: Që nga viti 2016…


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka vizituar Libanin, ku qëndroi 3 ditë dhe u njoh nga afër me vështirësitë me të cilat përballen familjet refugjate në kampet e strehimit.

Ishte vetë këngëtarja ajo që bëri të ditur këtë lajm, nëpërmjet disa postimeve në profilin e saj në “Instagram”. Ajo publikoi disa foto e video nga Libani, e bashkëngjitur me to shkruante se “kjo përvojë bëri që t’i hapeshin sytë për situatën aktuale që po kalojnë refugjatët”.

 

View this post on Instagram

 

I’ve had the most eye opening experience being out in Lebanon for the past 3 days working with @unicef meeting children at the refugee settlements and youth training and skill building programs. I particularly want to speak up for refugees as I feel I have a personal connection to seeing people adapt to any circumstance they were put in because of conflict. No family or child chooses to leave their home. They all have dreams. They all deserve equality and a place to be able to live, learn and reach their full potential. I always believe in children as they are our future and we have to take care of them. It was a heartbreaking and emotional yet hopeful experience after seeing these kids still laugh and smile and make the most of a bad situation. I have experienced all first hand the activities and opportunities UNICEF give to young people who have been left without a home because of the war in Syria and it’s nice to see that these children have a community where they feel safe and protected. @unicef #AChildIsAChild

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on


Por mesa duket një komentues shqiptar nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të këngëtares së njohur.

“Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë refugjatë në Kosovë vuajnë, se janë pa shtëpi, pa bukë. Sërish ti shkon në Lindjen e Mese për të ndihmuar arabët, por harron njerëzit e tu”, ishte komenti i një prej ndjekësve të saj në “Twitter”.

Dua e ka lexuar komentin dhe ka vendosur që ta sqaronte situatën. “Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë pikërisht këtë gjë që nga 2016-ta. Quhet ‘Sunny Hill Foundation’. Mund të kontrollosh të gjithë punën që është bërë deri tani përmes website-it”, i përgjigjet Lipa.

Ndërkohë kujtojmë se Dua ishte në Libani së bashku me UNICEF në kuadër të një misioni për bamirësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al