23 Prill, 2018

Ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, del autopsia për vdekjen e DJ-t të njohur


Të premten që kalaoi DJ Tim Bergling, i njohur ndryshe me emrin Avicii ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare. Ai është gjetur i pajetë në Oman.

Ndërkohë autoritetet përkatëse kanë konfirmuar se nuk ka dyshime për ndonjë ngjarje kriminale, vrasje. Mediat e huaja shkruajnë se 28-vjeçari kishte probleme shëndetësore që pas heqjes së apendicitit.

Ndërsa familjarët e tij kanë udhëtuar për në Oman, aty ku edhe Avicii u gjet i vdekur, për të marrë trupin e pajetë e rikthyer në Suedi, si dhe për të zbuluar arsyen e vdekjes së djalit të tyre.

Sipas policisë së Oman, familjarët janë të shkatërruar nga vdekja e Avicii.  DJ me famë botërore është treguar transparent me çështjet e tij shëndetësore në të kaluarën, ku është bërë e ditur se vuante nga pankreasi akut për shkak të teprimit me pijet alkoolike.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al