22 Nëntor, 2021

Ndahet papritur nga jeta aktori i Hollywood në moshën 28-vjeçare


Aktori i njohur i Hollywood, Joey Morgan ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare.

joey morgan

Morgan, i cili luajti në filmat “Scouts Guide to the Zombie Apocalypse” dhe “Floëer”, është ndarë nga jeta në rrethana ende të paqarta.

“Joey Morgan vdiq mëngjesin e së dielës. Ishte tronditje e madhe dhe na shkatërroi të gjithëve. Do na mungojë shumë. Shpresoj që të gjithë të kuptojnë sa e dhimbshme është kjo për të dashurit e tij dhe të respektojnë privatësinë e tyre”, tha përfaqësuesi i tij.

Miku dhe kolegu i tij, Zoey Deutch, shkroi në rrjetet sociale: “U prehsh në paqe Joey”, krahas një fotoje nga xhirimet e filmit në vitin 2017.

Morgan bëri debutimin e tij në aktrim në vitin 2015 si Augie Foster në “Scout’s Guide to the Zombie Apocalypse” të Paramount, ku luajti përkrah Tye Sheridan dhe Logan Miller.

/Panoramaplus.al

joey morgan2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al