6 Shtator, 2021

Ndahen motrat e ngjitura nga koka, zhvillohet operacioni i rrallë në Izrael që zgjati 12 orë


Vajzat binjake 1-vjeçare, të cilat kishin lindur të ngjitura nga pjesa e pasme e kokës, panë për herë të parë njëra-tjetrën, pasi iu nënshtruan një operacioni shumë të vështirë në Izrael, raporton BBC.

binjaket

Ndërhyrja zgjati për 12 orë dhe u zhvillua në Qendrën Mjekësore të Sorokas në qytetin e Beersheba.

Në operacion u përfshinë ekspertë nga Izraeli dhe vende të tjera.

Vajzat tashmë janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po rikuperohen shpejt.

Sipas raportimeve, ky operacion është realizuar vetëm 20 herë në të gjithë botën, ndërsa në Izrael u krye për herë të parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al