26 Gusht, 2018

Nard Ndokës i ka humbur shpirti i sportivitetit, asnjë volejboll kësaj here në plazh (FOTO)


Deputeti i Grupit Parlamenar të Partisë Demokratike dhe Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, nuk i ndahet plazheve të jugut. Deputeti me origjinë nga veriu, përfundimisht është i dashuruar me plazhin e Dhërmiut dhe shkon aty çdo vit të bëjë pushime.

Ndër të tjera, siç kemi parë nga fotot që sjell paparazzi ynë, Ndoka është një tip mjaft sportiv, ai preferon të luajë volejboll në plazh dhe të bëjë shumë not. Por çuditërisht këtë herë nuk e pamë me gjallërinë e dikurshme. Ose nuk e kemi gjetur ne në një moment të tillë, ose Ndoka mund të ndihet i lodhur dhe pa energji.

Në fakt, qëndrimi i gjatë në opozitë i plogështon pak njerëzit, ndërkohë që pushteti të jep adrenalinë. Nuk dihet se kur do të vijnë të djathët në pushtet, që t’u kthehet pak sportiviteti edhe në plazhe. Të shohim sepse shumë kanë premtuar për muajin shtator. A do sjellë shtatori ndonjë lajm të mirë për të djathtët? Do presim edhe pak ditë për ta mësuar.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al