20 Prill, 2019

“Na turpëruat Shqipërinë”, Alketa Vejsiu i përgjigjet e revoltuar ndjekëses: Ik e ha… mos ki merak!


U ndodh shpesh personazheve të njohur të ekranit që të përballen me komente apo mesazhe të pakëndshme dhe kritike, për postimet që bëjnë në rrjetet e tyre sociale.

Kështu i ka ndodhur edhe moderatores së njohur, Alketa Vejsiu, e cila ndodhet në Holandë për arsye puna. Nga atje, ajo ka publikuar foto e video të ndryshme.

Por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë një video ku ajo ndodhet në mesin e një fushe me tulipanë. Teksa këputë disa tulipanë, Alketa përcjell një mesazh falënderimi për të gjitha vajzat.

 

View this post on Instagram

 

Per te gjitha vajzat qe ndjekin kete profil ju perqafoj te gjithave???????????? #amsterdam #bollenstreek #tulips #tulipfields

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on


Por sërish një komentuese i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se po bën një shkelje, pasi nuk lejohet që të këputen tulipanët.

Ndërkohë Alketa i është kthyer e revoltuar dhe ka thënë se për këtë që është duke bërë ka marrë leje dhe se nuk është ajo që i prish imazhin Shqipërisë.


“Po më fal por e kupton ti që nuk lejohet të këpusësh lulet aty. Prandaj Holanda do me heq vizat se ju s’keni turp. Na turpëruat!!!!!”, shkruan komentuesja në video.

“Ik e ha një çokollatë, se ka marrë leje unë për foto edhe për këto lulet. Për dy javë i korrin dhe i nxjerrin në shitje. Nuk ta turpëroj Shqipërinë unë jo…. mos ki merak”, i është përgjigjur Alketa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al