8 Shkurt, 2024

“Mua më shijoj”- Pas debatit të ashpër, Graciano puthet me banoren në “Big Brother VIP”


Graciano dhe Egla kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin mëngjesin e sotëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Shkak i debatit është bërë zhurma që balerini bën në mëngjes në dhomën e gjumit duke i prishur gjumin aktores.

Ndonëse situata degradoi në ofendime, në fund dyshja u puthën me njëri-tjetrin në faqe.

 

Pjesë nga debati:

Egla: Unë të nxjerr direkt jashtë

Graciano: Si, ti mua më nxjerr jashtë?

Egla: Direkt

Graciano: Ok, prite se do kesh zgjime shumë të lezetshme çdo ditë

Egla: Në dhomën e gjumit ti nuk bën asnjë gjë

Graciano: Unë bëj çfarë të dua unë, ti nuk je askushi që të më tregosh mua se si unë do të zgjohem

Egla: Problemet e hiperaktivitetit duhet ti zgjidhësh me një specialist dhe jo në kurriozin e banorëve

Graciano: Ti je personi i fundit që duhet të më tregosh mua. Ti duhet të kesh kontroll mbi vete për situatat që bën këtu. Do flej dhe zgjohem kur të dua unë

Egla: Është problem shëndetësorë. Edukata familjare që ne problemet tona të hiperaktivitetit ti mbajmë në vend

Më pas teksa po fliste aktorja vazhdon ta prekë me dorë balerinin, i cili shprehet se nuk dëshiron ta prekë

Egla: Është përkëdhelje, po ti më preke mbrëmë

Graciano: Nuk dua të më prekësh me dorë.

Egla i afrohet tek fytyra

Graciano: Kujdes se do më puthësh

Egla: Më pëlqen fytyra jote dhe po rri. Çfarë ka? Të bezdis fytyra ime afër

Graciano: Unë e kam për detyrë që të rrespektoj, të ta komunikoj që zgjimi do të jetë në këtë lloj formed he ti nuk ma mëson dot

Egla: Respeti nuk është detyë, por është çështje zotërie dhe ti nuk je zotëri

Graciano: Unë një zotëri jam dhe të lutem më respekto hapësirën time.

Egla: Çfarë ka pse qesh, të intimidon?

Graciano: Po shumë. Nga ty? Kur ti të kesh vetëkontroll maksimal dhe kur ti të jesh e qetë me veten tënde ti mundesh që të më nxjerrësh mua nga vetja

Banorët: Puthe, puthe

Graciano: O dashuri, jetë pa ty kjo shtëpi do të ishe ndryshe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al