12 Janar, 2021

“Mr. Bean” akuzon serialin ‘Friends’ për vjedhjen e skenës së famshme! Aktori: Shakatë duhet të frymëzojnë, jo të…


Aktori Rowan Atkinson, i njohur si ‘Mr. Bean’, është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën.

mr bean (2)

Me rastin e 30-vjetorit të këtij roli, Atkinson ka rrëfyer gjëra që nuk i kishte thënë më herët për publikun, shkruan “Independent”.

Ndër të tjera, aktori ka akuzuar serialin e famshëm të viteve 90′, ‘Friends’, për vjedhjen e skenës me gjelin e detit.

Kjo skenë është luajtur në vitin 1992 tek ‘Mr. Bean’, ndërsa tek ‘Friends’ në vitin 1997.

Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen”- është shprehur Atkinson.

mr bean (1)

Së fundmi, aktori ka trishtuar fansat pasi ka treguar se nuk i ka pëlqyer të luajë rolin e “Mr. Bean”, duke lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do ta shohim më në rolin e famshëm të “Mr. Bean”.

Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj.

Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për ‘Mr. Bean’, është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht”- ka thënë aktori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al