9 Mars, 2019

Motra nuk la mandatin, Kiri Hajdari në protestë. Pas fjalimit takoi Berishën dhe…


Të gjithëve u ka rënë në sy axhenda e ndryshme brenda një familjeje, e Kiri Hajdarit dhe e motrës së tij, Rudina Hajdari.

Ndërkohë që kjo e fundit nuk e ka dorëzuar akoma mandatin, Kiri është pjesë e protestave, madje këtë herë mbajti edhe një fjalim të shkurtër, si për të konfirmuar se ai është në një rrugë krejt tjetër në krahasim me të motrën.

Por nuk ka mbaruar me kaq, këtë moment Kiri ka dashur ta përjetësojë dhe i ka kërkuar doktor Berishës, liderit historik të PD-së që të bëjë edhe një foto me të.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al