3 Nëntor, 2020

“Mos tradhto! Nëse nuk je i lumtur, largohu”- Adrola Dushi befason, kujt i drejtohet me këto fjalë?


Adrola Dushi është një nga modelet më të mira dhe më seksi shqiptare.

Modelja zeshkane gjithmonë tërheq vëmendjen me bukurinë e saj.

Adrola Dushi herë pas here ndan me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga jeta private dhe karriera e saj.

Së fundmi, modelja postoi një foto bardh e zi, por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte thënia mbi foto.

“Mos tradhto! Nëse nuk je i lumtur, largohu,”- shkroi ajo krahas imazhit.

Nuk dihet nëse mesazhi i saj iu është drejtuar ndonjë mashkulli që mund t’i ketë thyer zemër, apo thjesht është një përshkrim rastësor që ka zgjedhur për foton.

Adrola Dushi, nënë e një djali, përflitet se është në një lidhje dashurie me reperin Capital T.

Të dy i kanë hedhur poshtë thashethemet për një romancë mes tyre, duke thënë se janë vetëm miq të mirë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al