26 Korrik, 2019

Moderatorja shqiptare ushqehet nga vetë dora e Nusretit (VIDEO)


Ai është i njohur thuajse në të gjithë botën për gjestin e tij ikonik të hedhjes së kripës në gatimet e tij. Është fjala për kuzhinierin e famshëm Nusret ise “Salt Bae”.

E të shumtë janë ata që shkojnë në restorantet e tij që ka në shumë vende të botës, duke nisur nga Turqia që është vendi i tij i origjinës e deri në Dubai.

Së fundmi atë e ka takuar moderatorja e njohur, Arjola Sehu. Kjo e fundit ndodhet me pushime në Mykonos të Greqisë.

Nga një postim i saj në “Instagram”, Arjola ka zbuluar se ka shkuar në restorantin e kuzhinjerit turk. Aty ka qenë vetë Nusreti, i cili e ka ushqyer Arjolën.

 

View this post on Instagram

 

Na ushqeu Nusretiii ??❤️❤️ #saltbae

A post shared by Arjola Shehu (@arjola_shehu) on


Në videon e publikuar nga Arjola shfaqet Nusret teksa i hedh kripën mishit dhe pastaj ia jep moderatores. “Na ushqeu Nusretiii”, shkruan moderatorja krahas videos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al