11 Prill, 2018

Moderatorja pret fëmijën e tij, burri filmohet duke e tradhtuar me dy femra (VIDEO)


Moderatorja shumë e njohur “Kocktails with Khloé”, Khloe Kardashian siç dihet është në pritje të fëmijës së saj të parë me basketbollistin Tristan Thompson.

E teksa çifti shfaqet mëse i lumtur në fotot e tyre të postuara në rrjetin social “Instagram”, një skandal tradhtie po bën bujë sot në media.

TMZ ka publikuar një video ku shihet Tristan duke u puthur dhe përkëdhelur me dy vajza në një club.

Sipas kësaj medie, videoja është bërë më 7 tetor, kur Khloe ishte 3 muaj shtatzënë. Por jo vetëm kaq. TMZ shkruan se Tristan është takuar së fundmi në një hotel me njërën nga vajzat.

“Hollywood life” raporton se një burim pranë Kardashianëve ka thënë se Khloe është e shkatërruar dhe në lot pasi ka parë pamjet.

Pregnant Khloe Kardashian Shares Sweet Photo of Tristan Thompson Cradling Her Baby Bump
https://www.instagram.com/p/BfRnM46h4dH/?taken-by=khloekardashian
Credit: Khloe Kardashian/Instagram

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al