2 Prill, 2018

Moderatorja e njohur: Vajzat mundohen të shfaqen pjeshka në “Instagram”, por live…


Të shumta janë vajzat që postojnë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe sidomos në “Instagram”, fotografi që kanë përdorur efekte nga programe të ndryshme, e që shpeshherë ka shumë diferencë nga çfarë mund të jenë në realitet.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe moderatorja e njohur Roza Lati, e cila nëpërmjet një postimi në “Instastorie” ka vendosur që t’u të tërheqë vëmendjen këtyre vajzave.

“Jetojmë në epokën kur ka kaq shumë vajza që mundohen të shfaqen pjeshka në foto Instagrami… Që kur i shikoni live nga afër nuk i bën dot lidhjen… Kështu që sot për sot komplimenti më i bukur që mund të marrësh është: Qeke më e mirë live”, shkruan moderatorja në postimin e saj në “Instastorie”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al