11 Janar, 2019

Modelja që mori pjesë në klipin e Majk kryen vetëvrasje, gjendet e pajetë në shtëpinë e saj


Modelja e që ka marrë pjesë në klipin “Qikita” të reperit Majk, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Beograd.

Mësohet se modelja serbe e quajtur Marija Çurçiç ka kryer vetëvrasje më 11 nëntor të 2018-s, por vetëm tani është bërë publike nga mediat vendase.

Media serbe “telegraf.rs” shkruan se, 25-vjecarja me origjinë afrikano-serbe ka patur një gjendje të rënduar mendore, por arsyeja e veprimit të saj nuk është konfirmuar. Sipas mediave nuk është gjetur asnjë letër apo shenjë depresioni nga prindërit e saj.

Gjithashtu bëhet e ditur se Marija u gjet e vdekur në apartamentin e saj, ku jetonte me qira në Beograd. Ajo kishte hipur sipër një karrige dhe u var me litar.

Ajo ishte imazhi i shumë prej klubeve të natës, si dhe modele në disa reklama për marka të ndryshme. Marija kishte studiuar për Marrëdhënie me Publikun dhe ishte gazetare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al