27 Prill, 2022

Modelja nga Ukraina, me mollëzat më të mëdha në botë shokon fansat, poston videon duke bërë injeksionet


Modelja ukrainase me “mollëzat më të mëdha në botë” ka zbuluar në rrjetet sociale se ka bërë se fudmi në sërish ndërhyrje estetike në fytyrë duke i lënë fansat të habitur.

Anastasia Pokreshchuk tregoi pamjen e saj të re pasi pretendoi se ajo e ka mbushur fytyrën me edhe më shumë botox.

33-vjeçarja nga Kievi, Ukrainë, kishte një fytyrë të imët dhe flokë kaçurrela në të 20-at e saj përpara se të shpenzonte 1500 £ për botox.

Dhe për shkak të injeksioneve të panumërta filler, ajo është transformuar në një tjetër njeri.

Por, në përpjekje për të ruajtur titullin e saj si e para në botë me mollëzat më të mëdha, modelja tani e ka çuar pamjen e saj në një nivel tjetër, ndërsa ndau procedurën e saj të fundit me ndjekësit në Instagram.

Videoja tregoi se ajo regjistroi veten teksa anestezisti i injekton lëngun në nofullën e saj pak më poshtë mollëzave të saj të gdhendura, ndërsa Anastasia përpëlitet nga dhimbja.

Pasi u largua nga klinika, Anastasia më pas ecën nëpër qendrën tregtare me krenari duke treguar pamjen e saj të re.

Modelja më parë përshkroi se si filloi të bënte procedura bukurie dhe kirurgjikale në fytyrën dhe trupin e saj kur ishte 26 vjeç. Dhe përveç fiksimit të saj me faqet e mëdha, ajo gjithashtu ka, implante gjoksi dhe botox në ballë.

njektoi vetes mbushësit e faqeve, Anastasia më parë tha se si “ra në dashuri” me mënyrën se si ata e bënin të dukej.

“I dua ata, dua që të duken kështu dhe jam shumë e lumtur. I injektoj rregullisht pjesë të tjera të fytyrës sime vetë”, tha ajo. “Unë e kuptoj se ata duken të çuditshëm për njerëzit e tjerë, por kjo nuk më shqetëson.”

Ajo tha se ka marrë mesazhe urrejtjeje në rrjetet sociale:

“Kam pasur njerëz që më kanë thënë se jam një person i shëmtuar dhe se duhet të vras ​​veten, por kur e shoh atë koment, unë thjesht qesh dhe e injoroj.”

Në vitin 2020, Ansatia u shfaq në This Morning duke i thënë Holly Ëilloughby dhe Phillip Schofield se ajo nuk do të ndalonte së injektuari veten pavarësisht paralajmërimeve të mjekëve.

Ajo me krenari tha: “Më pëlqen kjo pamje”.

“Isha si një mi. Hunda ime ishte shumë e madhe. Dhe tani kam faqe të mëdha dhe buzë të mëdha, duket në rregull.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al