31 Janar, 2018

Modeli më i ri “Nokia 7 Plus” shfaqet online


“Nokia” do të vij në treg me një model të ri telefoni. Bëhet fjalë për “Nokia 7 Plus” i cili është shfaqur në Geekbench.

Kjo pajisje është shënuar në Geekbench me emrin e modelit HMD Global Nokia 7 Plus.

Gjithashtu bëhet e ditur se “Nokia” është i listuar me Android Oreo dhe pajisja përmban një procesor mobil Qualcomm Snapdragon 660 dhe 4GB RAM.

Deri më tani janë dhënë vetëm këto informacione në lidhje me telefonin e ri, por priten specifika të tjera nga vetë “Nokia”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al