13 Qershor, 2022

Mirëpriti në jetë fëmijën e parë, reperi i njohur i jep fund beqarisë


Pasi zbuloi se ka mirëpitur në jetë vajzën e tij të parë, Post Malone tregoi gjithashtu se i ka dhënë fund edhe beqarisë.

Gjatë një paraqitjeje në  The Howard Stern Show, reperi foli për jetën e tij private teksa po shpjegonte frymëzimin pas muzikës së tij.

Kur u pyet për të dashurën e tij – e cila kohët e fundit lindi një vajzë – 26-vjeçari shpejtoi ta korrigjonte hostin Howard Stern , duke thënë: “Ajo është e fejuara ime”. 

Në të njejtën paraqitje ai zbuloi edhe se ai dhe e fejuara e tij kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku .

Siç i kujtoi reperi i “Circles”, përpara se të largohej nga shtëpia për t’u nisur në studio së fundmi, ai “puthi” “vajzën e tij”, gjë që e shtyu drejtuesin e radios të konfirmonte ardhjen e fëmijës së tij të parë. Artisti i nominuar për Grammy nuk e konfirmoi saktësisht se kur e mirëpritën fëmijën e tyre të parë, apo ditën e saktë. Gjatë karrierës së tij, Malone nuk e ka ndarë identitetin e të fejuarës së tij dhe e ka mbajtur romancën e tyre larg syrit të publikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al