20 Maj, 2018

Mirë se erdhe Baba Taku!


Këtë të enjte, salla e Parlamentit u shtua me një deputetet të ri. I ri për këtë legjislacion, por me disa vite karrierë si politikan. Ai është Spartak Braho, që ndryshe miqtë e quajnë Baba Taku.

Braho u fut në Parlament, pasi la mandatin e deputetit Saimir Tahiri. Me siguri, sapo është shfaqur në sallë, kolegët e kanë përshëndetur dhe uruar për punën e re, natyrisht të majtët, por, mesa duket, njëri prej tyre nuk ka pasur mundësi ta bëjë këtë brenda në sallë, por e ka përqafuar dhe uruar jashtë, në oborr.

Ai është deputeti Bledi Çuçi, i cili e ka uruar përzemërsisht Baba Takun.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al